I dha 50 mijë lekë policëve për të mos bërë testin e alkoolit, arrestohet 61-vjeçari në Durrës

13 Shkurt 2022, 16:15 | Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 16:15

Burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se 61-vjeçari me inicialet E.Z., ka tentuar të korruptojë me 50 mijë lekë të vjetra efektivët e policisë që mos t’i bëjnë testin e alkoolit. Por policia, ka vendosur t’i bëjë testin 61-vjeçarit i cili ka rezultuar i dehur në masën 0.77 mg/l.

AV/Shqiptarja.com