I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kërkon pafajësi në GJKKO: Shiheni me kujdes këtë punë

21 Dhjetor 2023, 15:54

Ish-kryebashkiaku i bulqizës lefter alla kërkoi pafajësi në seancën e paraqitjes së konkluzioneve në gjykatën e posaçme. Një javë pasi spak kërkoi 3 vjet e 6 muaj burg ndaj tij, për abuzime në tendering e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro, ai i kërkoi gjykatës ta shohë çështjen me kujdes dhe shtoi se kishte lënë biznesin e tij privat për ti shërbyer qytetarëve.