Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t'u ndarë. Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.
Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.