I humbur prej 8 ditësh, gjendet i vdekur në shtëpi nga e ëma 46-vjeçari në Vlorë! Familjarët: Gjetëm një sëpatë me gjak!! Autorët helmuan qentë e komshinjve dhe fikën dritat para krimit

19 Shkurt 2022, 12:39 | Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 17:06

 

Viktima ka një plagë në kokë, ndërsa familjarët pretendojnë se ai është vrarë dhe se në vendngjarje kishin gjetur edhe një sëpatë me gjak. Po ashtu sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizuar futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës.

KT/Shqiptarja.com