I ikin bombardimeve në Ukrainë, Albina e Anita shkojnë për herë të parë në atdheun e tyre në Kosovë: Shpresojmë që lufta të përfundojë

1 Prill 2022, 20:54 | Përditesimi: 1 Prill 2022, 20:54

Lufta në Ukrainë ka prekur edhe shqiptarë të Kosovës. Albina dhe Anita Qelaj, kanë mundur të largohen nga qyteti Summy dhe të shkojnë në vendin e të parëve, në Prizren. Babai i tyre thotë se është hera e parë që vajzat e shohin Kosovën, pasi autoritetet ukrainase nuk u jepnin viza më parë.

r.k./Shqiptarja.com