I keni kërkuar falje Metës?! Rama: Unë jam qenie e veçantë, nuk i përkas kategorisë që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën

19 Prill 2021, 23:13 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 23:23:29

Kryeministri Rama i pyetur se pse nuk i ka kërkuar falje Metës në darkën e famshme të 'ngjalave' tha se ai nuk i përket një kategorie qenies të zakonshme, por të veçanta.

"Unë nuk jam çdo qenie, Babaramo. Unë jam një qenie e veçantë. Dhe prandaj në shumë gjëra unë të mirëkuptoj ty dhe qeniet e tjera, që nuk arrini dot të mendoni që si mund të jetë një qenie ndryshe, por unë jam një qenie e veçantë, Babaramo. Unë i përkas një kategorie qeniesh të veçanta, të cilat kur janë marrë me politikë, janë marrë me politikë për disa motive që nuk janë motivet e politikanëve të zakonshëm. Dhe pikërisht janë këto qenie të veçanta që e kanë çuar përpara shoqërinë. Janë këto qenie të veçanta që kanë vënë gurë kilometrikë edhe në historinë tonë, qofshin si njerëz publikë, politikanë, artistë, shkrimtarë, intelektualë. Kështu që nuk jam i vetëm. Ka pasur Shqipëria dhe ka edhe këtë kategori. Ka shumë qenie të kësaj kategorie që janë njerëz të panjohur, që çohen në 4 të mëngjesit Babaramo dhe shkojnë punojnë tokën edhe nuk dorëzohen kurrë, që i lënë fëmijët në gjumë dhe i lënë në gjumë. Ka shumë Shqipëria nga këta. Kështu që unë i përkas kësaj kategorie. Unë nuk i përkas kategorisë së qenieve që çdo gjë e shikojnë interes, që çdo gjë e shikojnë lekë, që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën", tha Rama.