I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut, arrestohet në Tiranë Aldo Avdylaj! Nipi i Astrit Avdylajt, ishte fshehur në një apartament pranë Liqenit të Thatë

15 Tetor, 09:59 | Përditesimi: 15 Tetor, 09:59

Aldo Avdylaj u vu në pranga nga Forcat Renea dhe Operacionale, pasi ishte në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021. Ndaj tij rëndojnë tre akuza. Avdylaj fshihej në një apartament pranë Liqenit të Thatë. Iu gjet edhe një pistoletë që e mbante poshtë jastikut. 

    I.M/Shqiptarja.com