I kishte zënë rrugën zjarrfikëses, qytetarët në Lushnje bëhen bashkë për të shtyrë makinën e parkuar pranë pallatit të përfshirë nga zjarri

25 Dhjetor 2023, 16:31

Report Tv ka siguruar pamje të reja nga situata e krijuar në qytetin e Lushnjës pas zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh.

Një grup qytetarësh janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë ayutoriteteve duke shtyrë një makinë që pengonte zjarrfikësen të afrohej pranë godinës ku kanë rënë flakë