I maskuar dhe me armë, një person grabit zyrat e këshillit të qarkut Vlorë, kërcënon rojen dhe merr disa dokumente! Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës: Janë thyer zyrat më me rëndësi

12 Tetor 2021, 10:45 | Përditesimi: 12 Tetor 2021, 15:29

Zyrat e këshillit të qarkut Vlorë kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, ku një person, i maskuar dhe me arë, ka hyrë në zyrat  e pronave dhe ka marrë disa dokumente. Identiteti i autorit nuk dihet ende, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ku dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja, ka marrë dokumente në zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar rojën e zyrave.

Për mediat, Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, u shpreh se janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar.

r.k./Shqiptarja.com