‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin

15 Dhjetor 2023, 17:27

Një ish kapo bande i akuzuar për dhjetëra vrasje që dukej si turist. Kështu e përshkruajnë mediat spanjolle Lulzim Berishën një ditë pas arrestimit në Alicante. Sipas mediave atje, gjykata do të vendosë në lidhje me ekstradimin e 52-vjeçarit të shumëkërkuar në Shqipëri ndërsa ai përmes tre avokatëve, do ta kundërshtojë këtë proces.