I ofruan 5000 euro për një pëllumb, Soni Arapi nuk tundohet: Pasioni nuk blihet me para (21 shkurt 2024)

21 Shkurt, 18:21

Personazhi i radhës në emisionin “Një nga ne” është Soni Arapi. 32 vjeçari nga fshati Ngurrëz e Vogël në Lushnje punon si mekanik, por pasioni i tij më i madh janë pëllumbat. Që në moshën 7 vjeçare është kujdesur për ta ndërsa prej një viti merret intensivisht me stërvitjen e tyre. Aktualisht ka rreth 50 pëllumba, por 3 prej tyre spikasin për shkak të emrave që u ka vendosur. Tyson, Cunami dhe Tornado janë shumë të lidhur me të dhe e ndjekin me kilometra të tërë. I ka aq përzemër sa shifrat e kripura që i kanë ofruar nuk e kanë tunduar. Dashuria që i ofrojnë nuk mund të blihet me para.