I paregjistruar nga KQZ por Berisha del në fushatë, nuk mban 'premtimin', sulmon kandidatët e Bashës: Luan Hoti kishte frikë nga vota juaj, zgjodhi Lul Bravën

6 Shkurt 2022, 13:56 | Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 13:56

DURRËS- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve la jashtë Kolicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Sali Berishën, por kjo nuk e ka penguar atë që të nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit. Nga Sukthi, Sali Berisha prezantoi kandidatin e LSI-së dhe PDK-së, Ardian Mukën, por duke përdorur simbolet e Partisë Demokratike.

Pavarësisht se kishte premtuar se nuk do të sulmonte asnjë nga kandidatët e Luzlim Bashës, Berisha e theu premtim duke thumbuar Luan Hotin.

KT/Shqiptarja.com