I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe anëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt, ekstradohet nga Dubai Dritan Shkëmbi

14 Tetor, 08:43 | Përditesimi: 14 Tetor, 08:43

 

Dritan Shkëmbin akuzohet për përfshirjen e tij në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në vitin 2019. 41-vjeçari dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë ka qenë në makinën që ka hapur zjarr ndaj automjetit ku ndodhej ish prokurori Arjan Ndoja që po qarkullonte në mbikalimin e Shkozetit në rrugën ‘Tiranë-Durrës’.

I.M/Shqiptarja.com