I përket kohës së komunizmit, ky është mulliri që mbante me bukë shqiptarët

26 Tetor 2023, 08:27 | Përditesimi i fundit: 2023-10-26 08:27:22

Tingujt e mrekullueshëm të fyellit kumbojnë çdo ditë në lagjjen Pishaj të Gramshit.

Sefedin Rrodhe është ndër të paktët banorë të zonës që e ruan me fanatizëm këtë traditë të hershme.

Artin e melodisë me fyell e mësoi kur ishte vetëm 10 vjeç. Që nga ajo kohë, nuk është ndalur, ndonëse nuk ka marrë vlerësimin e merituar.

“Ne e duam me shpirt ndaj i biem fyellit. S’të jep njeri para”, rrëfen ai.

Pranë dyqanit të tij modest, ndodhet një mulli që i përket kohës së komunizmit. Na tregon se për të bluar në mulli i vijnë kërkesa nga të gjitha fshatrat përreth.

“Ky mulli është monument kulture dhe do u ngelet brezave, të shikojnë si ka ngrënë populli bukë”, thotë ndër të tjera.