Idrizi komenton vizitën e Ramës në Athinë: Kryeministri bëri deklarata jokoherente për të mbajtur pushtetin

21 Shtator 2020, 23:08

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo në Report Tv ku foli për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai komentoi mbi vizitën e kryeministrit Rama në Athinë si dhe deklaratat e tij të cilat Idrizi i cilësoi jokoherente. Idrizi deklaroi se kryeministri nuk e ka problem që të bënte deklarata që i pëlqenin Athinës vetëm për të mbajtur pushtetin.