Ikin dritat gjatë seancës së komisioneve parlamentare, OSHEE: E stakuam ne, shkak një shkëndijë në një kabinë elektrike

26 Tetor 2021, 12:00

Një shkëndijë në një kabinë elektrike private ka bërë që e gjitha zonën e Kuvendit dhe përreth të mbetet për pak minuta pa energji elektrike. Kjo ka qenë he shkaku që gjatë kohës që po zhvilloheshin Komisionet Parlamentare ne Kuvend, u stakuan edhe dritat, pamje që u panë edhe në transmetim live. OSHEE sqaroi se e ka stakuar ajo energjinë deri në rregullimin e defektit dhe se kjo zgjati vetëm disa minuta.

Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve mbetën pa drita gjatë kohës që ishin duke diskutuar për marrjen e 70 mln euro kredi nga OSHEE.