IKMT aksion në Sarandë e Ksamil, nis shembjen e 20 ndërtimeve pa leje

31 Janar 2022, 11:16 | Përditesimi: 31 Janar 2022, 16:01

Inspektoriati vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Bëhet fjalë për 20 ndërtime pa leje të kontaktuara gjatë kohës së fundit dhe kryesisht ndërtime në shtesa dhe rrethime. 11 nga këto ndërtime janë në Ksamil dhe 9 në Sarandë

r.k./Shqiptarja.com