IKMT i shemb sërish restorantin në Jalë, momenti prekës kur pronari shpërthen në lot i ulur poshtë pemës

5 Tetor 2021, 14:42 | Përditesimi: 5 Tetor 2021, 16:18

VLORË- Fotaq Bala, është shkrehur në lot pasi IKMT i ka shembur bizneset edhe pronat në Jalë. I ulur poshtë një peme dhe i pamundur kundrejt fadromave të IKMT-së, pronari i bizneseve nuk qan me ngashërim pa folur asnjë fjalë. Ndërkohë që forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, familjarët e tjerë të familjes Bala, shpërthejnë në mallkime kundrejt kryeministrit.

‘Ju lutem të gjitha atyre që kanë vënë dorë në këtë banesë në këtë truall në këtë shtëpi e të merren vesh të heqin dore, se nuk e kanë idenë me kë kanë të bëjnë. Unë betohem në Bibël, ai është një armik. Rama është një pjellë nepërkash.’- tha motra e Fitaq Balës.

r.k./Shqiptarja.com