IKMT në Jalë për shembjen e një objekti të vjetër, banorët konfliktohe me punonjësit: Nuk mund të vini pa njoftim, të na kishit thënë 10 ditë para

6 Tetor 2021, 10:21 | Përditesimi: 6 Tetor 2021, 16:31

IKMT vijon me aksionin e shembjes së ndërtesave pa leje, ndërsa ditën e sotme fadromat kanë shkuar në Jalë, për prishjen e një  objekti të vjetër. Banorët janë konfliktuar me punonjësit  e IKMT, duke kundërshtuar prishjen, me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim. Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.

r.k./Shqiptarja.com