IKMT rikthehet në Theth, faza e dytë e shembjes së objekteve pa leje. Do të prishen 30 ndërtesa

4 Tetor, 09:29 | Përditesimi: 4 Tetor, 10:22

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në Theth për të shembur ndërtimet pa leje.

Kjo është faza e dytë e shembjes së këtyre objekteve. Sipas të dhënave të para, janë rreth 30 objekte pa leje të cilat do të shemben.

Banorët e zonës janë njoftuar procedurialisht për fazën e dytë të aksionit për shembjen e ndërtesave pa leje.

r.k./Shqiptarja.com