Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Balla i përgjigjet akuzave të ish Presidentit: Bashkë me ne e votoi Sulën si kryetare autoriteti, tani e nxjerr si patronazhiste

28 Korrik 2022, 17:45

Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka folur në Kuvend për kërkesën e deputetëve të opozitës që të hapet debati ndërsa pritet votimi i ndryshimeve në qeveri. Balla sqaroi se nuk ka pasur asnjë debat për këtë pikë. Sa i përket dosjes së Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, Balla thotë se çështja është alarmante dhe kërkohet reflektim serioz e urgjent. Kështu i është përgjigjur edhe akuzave të Metës se kryetarja e Autoritetit të Dosjes, Genta Sula është patronazhiste. Balla tha se e kanë zgjedhur me konsensus së bashku me Metën dhe tani që po bën detyrën e saj, e akuzojnë për patronazhiste.