Ilir Meta: Qëllimi i Ramës, të largojë shqiptarët dhe të sjellë punëtorë nga Bangladeshi! Përkrahim çdo protestë për vendosjen urgjente të llogaridhënies

15 Gusht 2022, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2022-08-15 13:29:24

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pretendon se synimi i vetëm i qeverisë Rama është të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë shtetas të huaj, më konkretisht punëtorë nga Bangladeshi. Gjithashtu theksoi se do të përkrahin protestat e çdo force politike në mënyrë që vendoset urgjentisht llogaridhënie në këtë vend.