Ilir Meta rimerr kartën e LSI: Kisha nostalgji! 25 korriku ditë e re! Rikthehem për të shpëtuar integrimin e vendit

25 Korrik 2022, 11:06 | Përditesimi i fundit: 2022-07-25 11:06:59

Ilir Meta, tashmë ish-presidenti i vendit, është rikthyer në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai ka thënë se rimarrë kartën e anëtarësisë dhe tashmë ‘ky është një agim i ri”. Meta tha se është krenar që krijoi partinë në vitin 2004 për integrimin evropian të vendit.

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e  Stabilizim-Asociimit”, tha Meta.

  •