Ilir Meta takon të rinjtë e partisë: Me ritmet e largimeve Shqipëria do të përgjysmohet Brenda disa dekadave

28 Korrik 2022, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2022-07-28 18:54:31

Drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot se 65 % e të rinjve dhe të rejave që kanë studiuar jashtë nuk duan të kthehen në Shqipërisë ndërsa 79% e aplikantëve për azil jashtë vendit janë nën moshën 34 vjeç. Sipas tij këto ritme tregojnë se vendi do të përgjysmohet brenda disa dekadave dhe kjo është lufta e madhe e shqiptarëve.