Inceneratorë/ Ish-ministri i Financave, Cani: Refuzuam projektin e Elbasanit, dyshime se kompania nuk kishte kapacitetet financiare për investimin

21 Shkurt 2022, 15:03 | Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 15:03

Ish-ministri socialist i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar të dhëna për firmën që do të investonte dhe nëse i përmbushte kapacitete financiare për të kryer investimin. Cani tha se në funksionin e ministrit të Financave, kanë  refuzuar miratimin për projektin e Elbasanit.

 

r.k./Shqiptarja.com