Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë debatuar ashpër që në fillim të dëshmisë së Veliaj.
- Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?
- Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.
- Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?
- Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
-Tabaku: A keni pasur komunikim me telefon?
- Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD. Ju keni abuzuar. Unë jam betuar, ju jeni betuar që nuk do të gënjeni?
Tabaku: Dëshmitar, fokusohuni te pyetjet e mia. Unë jam betuar si deputete e Kuvendit të Shqipërisë



















