Inceneratorët, Komisioni hetimor del me 2 raporte përfundimtare! PD: 4 muaj hetime! U identifikua abuzimi me buxhetin e shtetit dhe pastrim parash

7 Mars 2022, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2022-03-07 23:03:56

Ashtu si kurse pritej, Komisioni Hetimor ka dalë me 2 raporte lidhur me hetimet për inceneratorët. Ka qenë kryetarja e këtij Komisionit, deputetja demokratike, Jorida Tabaku e cila ka prezantuar raportin 120 faqësh të demokratëve, sipas së cilës në 4 muaj hetime, u vërtetua se abuzim me buxhetin e shtetit dhe pastrim parash.