TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku u ka bërë thirrje institucioneve që të dorëzojnë në Komision dokumentet që u janë kërkuar për hetim. Nesër ky Komision mbyll hetimin.
Tabaku kishte një thirrje të drejtëpërdrejtë për Bashkinë Tiranë, që të dorëzojë komunikim që ka ndjkeur me institucionet për procedurën e Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit tha se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi duhet të dorëzojë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata koncesionare janë diskutuar ashtu siç premtoi gjatë dëshmisë së tij në Komision.



















