Inceneratori i Tiranës/ Detaje të reja nga dosja e SPAK! Bashkia ishte kundër për mungesë fondesh! Ministri Koka: Do ta financojmë me buxhetin e shtetit!

10 Dhjetor 2023, 13:53

Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zbardh të tjera detaje mbi rolin e ish-ministrit Lefter Koka dhe sekretarit të përgjithshëm Aldi Bllako të cilët kanë kërkuar financim nga qeveria, pasi bashkia e Tiranës tha se nuk kishte të ardhura për të përballuar shpenzimet e projektit. Ky qëndrim ishte mbajtur nga përfaqësues të Bashkisë në mbledhjen e datës 20 shtator 2016 por më pas, Koka kishte propozuar në Ministrinë e Financave financimin e projektit nga shteti.

      No videos found.