Inceneratori i Tiranës, Report Tv siguron dosjen! Zoto dinte 'sekretet' para shpalljes së koncesionit! Këshilltari i Kokës e informonte me email! Njihte komisionin pa u zgjedhur

9 Dhjetor 2023, 18:30

Administratori i kompanisë që fitoi koncensionin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto, informohej në kohë reale për të gjithë veprimet dhe diskutimet rreth këtij projekti. Në kompjuterin e tij u gjetën komunikime me zyrtarë të asaj kohe të Ministrisë së Mjedisit , por edhe me kryetaren e komisionit të koncensionit, për të cilën kishte dijeni se do të ishte në komision para zyrtarizimit.