Infermierja në Tiranë i vidhte kartat ID pacientëve dhe ia jepte shoqes që merrte kredi në emër të tyre për të furnizuar dyqanin e saj! Arrestohen të dyja, një tjetër në hetim

28 Shtator 2021, 15:31

TIRANË-Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere. Elisabeta Bardhollari , 39 vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin psikiatrik nr.5 në Tiranë u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj Orjada Hoxha, 32 vjeçe.

Më pas 32-vjeçarja, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake në në dyqan në zonën e Porcelanit, i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi në emër të pacientëve me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte.