Instalohet për herë të parë në sistemin publik 4 aparatura moderne DEXA për matjen e densitetit kockor në poliklinikën e Vlorës

29 Janar 2022, 12:32 | Përditesimi: 29 Janar 2022, 12:32

Katër aparatura moderne DEXA për matjen e densitetit kockor janë vënë në funksion për herë të parë në sistemin shëndetësor publik, ku një prej tyre është vendosur në poliklinikën e Vlorës. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  tha nga Vlora se kjo aparaturë e re do të jetë një ndihmë e madhe për personat që vuajnë nga ostoporoza, ndërsa shtoi se aparatura të tilla do të instalohet për herë të parë edhe në Tiranë dhe Shkodër.

 

r.k./Shqiptarja.com