'Integrated Energy' dhuron mjete shkollore për fëmijët dhe stafin pedagogjik në shkollën 9-vjeçare të Sharrës

30 Shtator 2021, 12:05 | Përditesimi: 30 Shtator 2021, 12:05

“Integrated Energy” shoqëria koncesionare, e cila operon në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, këtë fillim viti të ri shkollor, ofroi kontributin e saj në shkollën 9-vjeçare të Sharrës. Stola për ambiente të jashtme të shkollës, karrige për sallën e mësuesve, pajisje dhe mjete kancelarie, çanta  për nxënësit, maska, sterilizues për masat antiCovid dhe detergjentë për ambientet e shkollës, ishin një pjesë e ndihmave, të cilat do të përballojnë për një kohë të gjatë nevojat e nxënësve dhe të shkollës ku ata do të mësojnë. Nuk është hera e pare që IEBV asiston dhe plotëson nevojat emergjente të kësaj shkolle. Madje rikonstruksioni i saj është pikërisht një dhuratë e IEBV. Për administratoren e “Integrated Energy” Ariola Kodra, fokusi i shoqërisë në arsim dhe në komunitet, ka qenë dhe do të jetë prioritar.

 

r.k./Shqiptarja.com