“Integrated Energy” jep 6 bursa për studentët ekselentë në degët e mjedisit! ! Administratorja Arjola Kodra: Lajm i mirë, është rritur numri i studentëve

21 Tetor 2021, 10:26

Gjashtë të rinj ekselent, të cilët ndjekin shkollën në menaxhimin mjedisor urban do të kenë mundësi që të përfitojnë shkollimin falas, falë bursave Integrated Energy” ju ka dhënë.  Ky është viti i dytë radhazi që inceneratori i Tiranës ndjek këtë praktikë.

Këtë vit të ri akademik kompania e menaxhimit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë, “Integrated Energy” BV ka vendosur që të mbështesë me bursa studimi, 6 të rijnë ekselentë që ndjekin shkollimin për Menaxhim Mjedisor Urban. Këtë praktikë, IEBV po e ndjek për të dytin vit radhazi.