Integrimi në BE, Rama: Nëse nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare edhe pas presidencës franceze, do ndahemi nga Maqedonia e Veriut

16 Shkurt 2022, 11:47 | Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 11:47

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Rama tha se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë 'pengun', Maqedoninë  e Veriut, në një kohë kur i ka kryer detyrat.

 

r.k./Shqiptarja.com