Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Draft-rezoluta u prezantua në mbledhjen e deputetëve dhe ministrave ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, nga ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali. Në kuadër të kësaj rezolute PS ka propozuar edhe ngritjen e një Komisionin të Posaçëm Parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
PS i shtrin dorën opozitës që përmes hartimit të një Plani Kombëtar Veprimi, me një kohështrirje afatgjatë, si dhe me mbikëqyrjen e SHBA-së dhe BE-së, të çmohet e nevojshme dhe të merren masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale.