Intensifikimi i fushatës, Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç

16 Korrik 2021, 14:08 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 13:44:23

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.