Ish-drejtori i IMT-së në Durrës ndërtoi pa leje resortin 5600 m2 te Kepi i Rodoni, do hetohet nga SPAK për 3 vepra penale

28 Gusht, 16:45 | Përditesimi: 28 Gusht, 16:45

Ish-kryeinspektori i IMT Durrës, Ardian Halili, kishte ndërtuar pa leje një resort pranë kepit të Rodonit, me shtëpi pushimi, fushë minifutbolli e pishinë, gjatë kohës ishte drejtues në zyrat e shtetit, prej vitit 2018. Drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, tha se shembuj të tillë do të marrin fund në qarkun e Durrësit dhe apeloi që qytetarët të denoncojnë çdo shpërdorim detyre nga punonjës policie e zyrtarë.

I.M/Shqiptarja.com