Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fiton në Strasburg! Gjykata Europiane: SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme, s'u shqyrtuan masa më të lehta sigurie

25 Shkurt, 15:06 | Përditesimi: 25 Shkurt, 15:06

 Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka fituar çështjen në Gjykatën e Strasburgut kundër shtetit shqiptar, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK më 8 tetor 2023. Gjykata ka vlerësuar se ka pasur shkelje të nenit 5 pika 3 e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për lirinë personale.

Sipas Gjykatës Europiane, burgosja e Gëllçit ishte e paligjshme pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme ligjore për të justifikuar paraburgimin për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh.

"Arsyet që justifikonin mbajtjen në paraburgim nuk ishin të mjaftueshme dhe nuk përmbushin standardet e nevojshme ligjore," tha Gjykata në vendimin e saj.

r.k./Shqiptarja.com