Ishin izoluar nga uji, evakuohen 2 familje në Shkodër! Një person ishte sëmurë, u dërgua në spital

20 Nëntor 2022, 15:51

Policia evakuon 2 familje që ishin izoluar nga uji, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

Grupi i evakuim-shpëtimit dhe grupi alpin i FNSH Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Ajasem, në Shkodër, dy familje ishin zoluar nga uji dhe se njëri prej pjesëtarëve të familjeve ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore, janë nisur menjëherë në drejtim të tyre, së bashku me mjetet lundruese që FNSH ka në dispozicion për rastet e evakuim-shpëtimit.