'Ishin shokë fëmijërie’, gazetarja zbulon trekëndëshin Çopja-Alibej-Çela: U nis për ilaçet e mamasë në Itali

29 Maj, 20:01 | Përditesimi: 29 Maj, 20:01

Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar se Suel Çela, vëllezërit Çopja dhe Erion Alibej kanë qenë shokë fëmijërie, por më pas rrugët e tyre janë përfshirë në ngjarje kriminale të rënda në Elbasan. Në dëshminë e tij në gjykatë, Alibej ka pohuar se ka udhëtuar drejt Italisë për të marrë ilaçe për nënën e tij të sëmurë dhe se nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetet e paligjshme të babait apo vëllait.

I.M/Shqiptarja.com