Ish-Komandant Vladimir Beja e thotë për herë të parë: Ja pse dështoi marrëveshja e detit me Greqinë

20 Tetor, 23:05 | Përditesimi i fundit: 2020-10-20 23:09:44

Ish-komandanti i flotës detare Vladimir Beja ka deklaruar deklaruar se Barketa për Greqinë nuk përbën problem dhe se po përdoren si karrem. Sipas tij marrëveshja me Greqinë ka dështuar pasi nuk janë publikuar disa dokumente të vjetra nga ministria e Jashtme.

"Marrëveshja e parë nuk ekziston është nul. Barketa për Greqinë s'përbën problem, është karrem për të mbuluar pjesën veriore të Korfuzit. Marrëveshja e parë nuk ekziston është nul. Barketa për Greqinë s'përbën problem, është karrem për të mbuluar pjesën veriore të kanalit të Korfuzit. Shteti grek kërkon të përfitojë.

Shkaqet kryesore të dështimit të marrëveshjes me Greqinë është se nuk kemi respektuar institucionet, nëse institucionet do kishin bërë punën do ishin 6 ministri. Ku kam bërë marrëveshjen me Greqinë përballë kisha mbi 20 e ca përballë ne ishim 9 veta.

Po të ishte respektuar ministria e Jashtme dhe zv.ministri që është sot apo ministri që ishte dje, po të kishte marrë një hartër të firmosur nga Mehdi Frashëri në atë kohë zv,ministër i Jashtëm në 1920 i firmosur me një admiral për Korfuzin. Keni dekretin e Zogut, përsëri kanalin e Korfuzit i ndarë mes përmes dhe jo i delimituar si piramida por në 5 pika. Ke një vendim qeverie 1946 me firmën e Enver Hoxhës dhe ky përcakton qartë ato që kishte Zogu gjysmën e Kanalit të Korfuzit, edhe ky këtë bën  të njëjtën gjë dhe këtë letër ia ka dërguar ambasadorit tonë në Paris. "Ju kujtoj se 28 nëntorit ndodhi incidenti i korfuzit dhe pala atje i kërkoi a e njifni kanalin e korfuzit të ndarë mes përmes.

Hoxha i përgjigjet: Gjymë milje ne dhe gjysmë milje pala greke. Pala greke se ka kontestuar as këtë. Më e forta është Çmimi i kanalit të Korfuzit, në 1958, i cili do të firmosej dhe do ti jepej botës. që ky kanal është  ilundureshëm.  Është një hartë e firmosur dhe e nënshkruar nga gjenerali Abdi Mati, i cili bahskë me palën greke e ka ndarë dhe e ka çmimuar kanalin e Korfuzit dhe është pranuar nga pala greke si dokument çmimin dhe është dorëzuar në OKB. Këto nuk mbahen në xhepa. Në 61-shin, e bëmë 12 milje dhe nuk pyetëm njeri edhe ky dokument është dorëzuar në OKB.Të gjitha dokumentat ministria e Jashtme duhet t'ia vinte në dispozicion ekipit negociator", tha ai.

b.ha./Shqiptarja.com

Programe të tjera

Shiko të gjitha