Ish-presidenti Topi për zgjedhjet në ShBA: Demokratët epërsi ndaj republikanëve! 'Lufta' bëhet në disa shtete specifike

3 Nëntor 2020, 22:09 | Përditesimi i fundit: 2020-11-03 22:45:11

I ftuar në emisionin Repolitix ish-presidenti Bamir Topi foli mbi zgjedhjet presidenciale në ShBA. Ai tha se elektorati demokrat ka pasur epërsi ndaj republikanëve por "lufta" do të bëhet në shtete specifike.

"Donald Trump është atipik, i drejtëpërdrejtë. Duke pasur dhe veshjen e politikanit, kam menduar se do të ishte i kujdesshëm. Mesa duket kanë totalisht një sistem dhe mentalitet tjetër. Ne gënjejmë veten. Duke i lënë 24 orë që të reflektojnë përpara zgjedhjeve. Ato janë nga një planet tjetër. Sido që të jetë përplasja e drejtëpërdrejtë. Profilet janë të ndryshme por tek e fundit, cilido të zgjidhet do jetë President i ShBA-së. Atje është një vend i madh me territore të gjëra. Me sistemin amerikan të votimit votohet përmes email. Gjërat po shkojnë normalisht. Kemi një ekuilibër të plotë. Në sondazhe kemi një përparësi të Biden por kjo nuk vendos rezultatin. Krijohen situata të çuditshme. Elektorati demokrat ka pasur një epërsi ndaj republikanëve. Gjërat janë vendosur në shtete specifike. Unë besoj që do të luhet me të njëjtin skenar. Nuk mendoj se ka pasur lëvizje të madhe demografike për të kthyer rezultatin. Vetëm për çështjen e pandemisë. Qytetarët e thjeshtë nuk influencohen tek karakteri global i marrëdhënieve. Ata shohin treguesit ekonomik. Pandemia krijoi probleme të shumta" - tha Topi.