Ishte në Kosovë kur ra tërmeti, kur erdhi gjeti vetëm rrënoja! Qytetari nga Durrësi: Pas 2 vitesh jam ende pa shtëpi

26 Nëntor 2021, 13:20

Historia e Agim Berishës nga Durrësi është sa me fat aq edhe e trishtë lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Nëse atë natë në tmerrshme të 26 nëntorit 2019, nëse ai dhe bashkëshortja e tij do të ndodhshin në banesë, sot do të ishte pjesë e  51 viktimave që shkaktoi ai tërmet tragjik. Fatmirësisht ato ndodheshin në Kosovë dhe kur u kthyen ne Durrës, pallatin ku jetonin e gjetën të rrënuar.