Italia merr presidencën e KiE, Bucci: Drejtësia dhe demokracia, prioritet ynë

26 Nëntor 2021, 15:51

Me rastin e marrjes së Presidencës së komitetit të ministrave të Këshillit të Europës nga Italia, ambasada italiane në Tiranë bëri bashkë dhjetëra personalitete të politikës, gazetarisë dhe diplomacisë.

Ambasadori italian Fabrizzio Bucci shpalosi edhe përballë politikës shqiptare prioritetet, duke thënë se drejtësia dhe demokracia e institucioneve do të jetë në fokus të presidencës italiane në krye të një prej organeve më të rëndësishme të Këshillit Europian.