Iu bë atentat, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës, Pashko Ujka

29 Nëntor 2021, 20:46

SHKODËR-  Ish-kreu i Komunës së Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka mbetur humbur jetën në spital. Report Tv ka mësuar se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, për pasojë vdiq. Në ato momente ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.