Iu kap 5 herë kokainë në konteinerët me banane, SPAK sekuestron kompaninë 'Alba Exotic Fruit' dhe nis hetimet pasurore! Pronari ende në arrati

15 Tetor 2021, 17:38 | Përditesimi: 15 Tetor 2021, 17:38

TIRANË- Pas 5 ngarkesave me banane ku u kap edhe kokainë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit. Report Tv mëson se veç sekuestros, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror ndaj kompanisë e cila ka aksioner kryesorë Eduart Dauti dhe vëllanë e tij, Barjon Gumeni tashmë të arrestuar.

KT/Shqiptarja.com