Iu mohua leximi i akteve hetimore, Veliaj në Kushtetuese: Zhbëni kalimin e dosjes në gjyq! Ligji i bën gjyqtarët e GJKKO ‘vartës’ të SPAK

10 Prill, 16:08 | Përditesimi: 10 Prill, 16:08

Erion Veliaj thotë se i gjithë procesi ndaj tij në seancë paraprake është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe ligji, pa respektuar asnjë procedurë dhe për këtë duhet të zhbëhet. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar direkt Gjykatës Kushtetuese dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit për kalim në gjyq të gjyqtares së seancës paraprake  Etleva Deda dhe çdo seancë tjetër që është bërë më pas në gjyqin e themelit.

A.M/Shqiptarja.com