Grip shpendësh në Durrës, pularitë në karantinë! 320 mijë pula të ngordhura, tërhiqen nga tregu vezët

21 Mars 2022, 13:28 | Përditesimi: 21 Mars 2022, 14:13

Rasti i parë i gripit të shpendëve në pularinë Aiba në Durrës, është izoluar, ndërsa numri i pulave të ngordhura përfshirë pularitë pranë kësaj ferme, ka shkuar në 320 mijë. Për të shmangur përhapjen e gripit, janë karantinuar të gjitha pularitë që ndodhen brenda hapësirë 10 kilometra nga kompania AIBA. Tërhiqen nga tregu vezët nga fermat me sëmundje.

    r.k./Shqiptarja.com