Lufta mes Iranit dhe Izraelit vijon të mbetet një nga zhvillimet më shqetësuese në arenën ndërkombëtare, ndërsa pasojat e saj po ngjallin interes dhe debat edhe në Shqipëri. I ftuar në emisionin 'Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, ish-diplomati Lutfi Bilalli foli për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, duke theksuar se raketat mund të arrijnë deri në Ballkan, por Shqipëria nuk konsiderohet objektiv i drejtpërdrejtë i tyre.




















